Me ndeshjen kundër Italisë që po afron, entuziazmi në kampin kuqezi sa vjen edhe rritet.

Mesfushori Qazim Laçi shprehet në konferencë për shtyp se grupi ka punuar mirë dhe ekipi do të jetë gati për përballjen e parë të Euro 2024.

Qazim Laçi, mesfushor i Kombëtares: Sigurisht që do të jetë një përballje shumë e vështirë. Që nga fillimi që ka dalë shorti e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, sepse është ndeshja e parë me Italinë. Të gjithë lojtarët po japin maksimumin në stërvitje, janë shumë të fokusuar, janë shumë të motivuar.

Laçi tregon shqetësimin që ka për këtë përballje të parë si dhe thekson përgjegjësinë për të pasur veshur fanellën e kuqezinjve.

Qazim Laçi, mesfushor i Kombëtares: Ndeshja e parë gjithmonë është pak më e vështira për të gjithë ekipet si për ne si për Italinë. Të gjithë lojtarët mezi po presin që të vazhdojë ky Europian. Ndeshja e parë do të jetë pak me stres.

Kombëtarja e futbollit të mërkurën zhvilloi vetëm një seancë në mesditë. Gjendja e lojtarëve është e mire dhe asnjë prej tyre nuk ka shfaqur probleme fizike.

Sfida ndaj Italisë do te luhet në “Iduna Park” të Dortmundit më 15 Qershor. Sfidat e kuqezinjve si edhe përballjet e tjera të eventit do të transmetohen ekskluzivisht në televizion Klan.

Klan News