Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Rama në lidhje me atë që ai e konsideron si marrje të 224 mijë metër katrorë tokë në Gjipe, pa asnjë dokument, pa asnjë letër Kadastre dhe asnjëherë e regjistruar në pronësi të Kolekëve.
Sipas Berishës kryeministri ka pranuar se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 m2 tokë. Dokumentet faktojnë se nëna e tij e ndjerë tha Berisha ka qenë palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë.
Berisha i adresoi kryeministrit 7 pyetje rreth kësaj çështje.
Klan News