Laurent një dy-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë artëdashësëve. Pikturat e tij në telajo thjesht bazuar në imagjinatën e tij tanimë po arrijnë çmime marramendëse.

Djali i vogël nga Neubeuern në Bavari duke përdorur bojëra akrilike, pikturon piktura shumëngjyrëshe, abstrakte që kanë bërë bujë në tregun e artit. Njerëzit e interesuar nga e gjithë bota kanë bërë oferta, që variojnë nga 10,000 deri në 270,000 Euro.

“Kjo është një arritje shumë e madhe për mua personalisht. Sepse kur Laurent ulet në karrige shikon ndonjë foto edhe e pikturon sipas imagjinatës së tij dhe pastaj më tregon se çfarë sheh, ndihem në fund e lumtur për të. Dhe pastaj bisedojmë së bashku dhe gjejmë një emër të përbashkët për pikturën.”

Laurent ka edhe një kanal në Instagram dhe për mamanë e tij Lisa kjo në fillim ishte një vendim i vështirë për shkak edhe të moshës së tij. Gjithashtu edhe websajti laurents.art tregon punën e piktorit të vogël që deri më tani ka dhjetëra mijëra ndjekës.

“Mendoj se e gjithë kjo është shumë emocionuese, sigurisht, ajo që po ndodh tani. Sigurisht, nuk mund të them talent i shekullit. Si prind, gjithmonë jemi të njëanshëm. Për mua, Laurent është ai i cili pikturon sepse argëtohet, por mendoj se ajo që del prej saj është e mrekullueshme.”

Laurent filloi të pikturonte në vjeshtën e vitit 2023 teksa ndodhej me pushime me familjen në Itali. Që atëherë, për prindërit ka qenë e vështirë për t’a mbajtur larg telajos. Dy-vjeçari pikturon rreth një pikturë në javë. Në fund, ai gjithmonë shpjegon dhe shqyrton veprën e re të artit së bashku me mamanë e tij.

Pikturat e tij tashmë u ekspozuan në panairin më të madh të artit të Mynihut “art.muc” në prill 2024. Ekspozita e tij e parë është planifikuar për në shtator. Prodhuesit e bojrave dhe letër-muri dëshirojnë të punojnë me të.

Klan News