Kylian Mbappe do të rivalizojë me Lionel Messin për trofeun e sulmuesit më të mirë në Europë.

Francezi shënoi 3 gola ndaj Monaco dhe tashmë është shumë pranë argjentinasit të Barcelonës që ka realizuar 33. Deri tani Messi golashënuesi më i mirë në Europë, por në Francë ashtu dhe si në Spanjë, kampionati do edhe 5 javë të përfundojë.

Gara mes dy futbollistëve do të jetë e fortë edhe për faktin se tashmë PSG e siguroi titullin matematikisht. Barcelona është pranë kësaj arritjeje, por duket se asgjë nuk mund ta ndalë.

Në dy ndeshjet e fundit në kampionat Messi nuk ka mundur të shënojë, por  gjithsesi ai vazhdon të mbetet në krye të klasifikimit. 3 herë këtë sezon Messi ka shënuar 3 gola në një ndeshje duke nisur nga takimi me Levante, Sevilla dhe Real Betis.

Ndërsa Kylian Mbappe ka shënuar në dy ndeshje 3-gola, por ka shkuar edhe më tej kur ndaj Olymnpique Lyon shënoi 4 herë në fitoren 5-1.

Në këtë garë më i favorizuar është francezi që do të luajë vetëm në kampionat pasi PSG u skualifikua nga Champions, ndërsa Messi mund të kursehet në ndonjë ndeshje në La Liga për të qenë në formë në Europë, trofeu më i lakmuar për Barcelonën. Për herë të parë pas 10 vitesh Messi nuk rivalizon me Cristiano Ronaldon për këtë trofe. Portugezi në Itali ka shënuar 19 gola.

Tv Klan