Ikona e futbollit argjentinas konfirmoi se pas Katar 2022 nuk do të marrë më pjesë në asnjë Kupë Bote

Lionel Mesi ka konfirmuar se botërori Katar 2022 do të jetë i fundit në karrierën e tij.

Ikona e futbollit argjentinas do të ketë një shans të fundit për të fituar trofeun më të lakmuar të planetit.

Në bisedën me gazetarin argjentinas Sebastian Vinjolo, ai i tha se pas Katar 2022, nuk do të marrë pjesë më në një Kupë Bote.

Botërori Katar 2022 do të jetë i pesti në karrierën e 35-vjeçarit, i cili ka shënuar 6 gola në katër edicionet e mëparshme.

Katër prej tyre erdhën në 2014, kur ylli i PSG-së udhëhoqi Argjentinën në finale, ku ata u mundën 1-0 nga Gjermania në kohën shtesë.

Mesi asnjëherë nuk e ka fituar Kupën e Botës, por ai një trofe e ka ngritur me Argjentinën, që është Copa America.

Sulmuesi ka shënuar 90 gola në 164 takime për bardhekaltrit, e është golashënuesi i tretë më i mirë në botë pas iranianit Ali Daei me 109 gola dhe CR7 me 117 gola.

Pasi Argjentina humbi finalen kundër Kilit në Copa Amerika në 2016, Mesi tha se do të tërhiqej nga kombëtarja, por ai e tërhoqi vendimin dhe vazhdoi të mbante shiritin e kapitenit.

Klan News