Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim këtë të enjte ligjin për pronat. Presidenca ka njoftuar se disa nene të këtij ligji duhen rishikuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas Presidentit, përmbajtja në formulimin aktual të ligjit “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” cënon parimin e sigurisë juridike, bie ndesh me dispozita kushtetuese, rrezikon të krijojë tension kushtetues dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Në dekretin e tij, Presidenti Meta ka sqaruar të gjitha argumentet që sipas tij ky ligj duhet rishikuar. Kuvendi e miratoi këtë ligj me 94 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenim./tvklan.al