Prej 20 vitesh në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

Për çështjen e Teatrit, Presidenti Ilir Meta reagoi sot duke bërë me dije se i ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen e tij në aplikimin drejtuar organizatës prestigjioze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Ai thotë se të gjitha qëndrimet e tij në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë prej 20 vitesh. Meta e shoqëron postimin e tij me një video nga një deklaratë e zotit Rama në vitin 2000 kur ishte ministër Kulture, duke thënë se  Rama konfirmon pikërisht këtë gjë gjatë kohës kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë e drejtuar prej zotit Meta.

Tv  Klan