“Pakti i 17 Majit, dita më errët e pluralizmit politik”

Presidenti Ilir Meta reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama të disa ditë më parë, që i bënte thirrje SPAK të hetonte kreun e shtetit, duke theksuar se nuk trembet nga hetimi dhe se kjo thirrje bëhet për të mbuluar çështjen e inceneratorëve.

“Ilir Meta ka armët më të forta: E vërteta dhe transparenca. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë asnjëherë. Kush i ka penguar që të hetojnë Saliun dhe Ilirin, në të kaluarën dhe në të ardhmen, pse ua bën të gjithë këto? Që të mos hetojë Stelën, Mërtirin, Zoton. Do t’ju japë zemër bandës së inceneratorëve, ju thotë që duroni dhe pak”.

Duke zgjedhur si simbolikë 17 Majin për këtë konferencë, Meta e konsideroi paktin e 5 viteve më parë ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha si të turpshme dhe tinëzare.

“17 Maji ka qenë dita më e errët e pluralizmit politik. Është mesë e qartë që ishte një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jo vetëm kaq, ajo vijoi për gjatë 5 viteve dhe ende vijon. Edhe djegia e qëllimtë dhe e mirëkoordinuar prej kohësh e mandateve parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e plotë të Parlamentit dhe të të gjitha institucioneve të pavarura, që zgjidhen prej tij”.

Kreu i shtetit deklaroi se do ngrejë padi penale ndaj gazetës vieneze për artikullin ku pretendohet se ai kishte paguar 700 mijë dollarë amerikanë për një foto me presidentin amerikan Donald Trump.

“Nëse ju duket Petrit Vasili në foto si Trumpi, nuk e di. Si shpjegohet që tre pronarët e inceneratorëve bëjnë namin, janë në kontinent tjetër, ikin nga vendi e gojët e liga thonë që dy prej tyre janë dhe në Vjenë ku ka dalë ky artikulli i fundit?”

Meta gjithashtu theksoi se më 25 korrik, një ditë pas mbarimit mandatit presidencial, do të nisë menjëherë angazhimit aktiv në politik, pasi sipas tij, shqiptaret mezi po presin një lidership që mban fjalën dhe llogaridhënie në çdo nivel.

Tv Klan