Zgjedh Korçën për të nisur “MIK”, një festival i ideuar nga Inva Mula, që gjithë eksperiencën e saj si artiste e kalibrit ndërkombëtar, e skenave më të vlerësuara të muzikës klasike po e investon në vendin e saj.

Nga Teatri i Operas dhe Baletit nën kostumin e regjisores, te “Virtuozët” si drejtore artistike, së fundmi sopranoja i propozon korçarëve, vizitorëve nga brenda dhe jashtë Shqipërisë një festival ndërkombëtar.

“Nuk mund të fillonte pa vënë edhe njëherë në piedestal, ndoshta të vetmen Tefta Tashkokoço. Ta fillonim këtë festival me një kumtesë koncert”,

thotë Inva Mula.

Vend-takimi kryesor është “Pazari i Vjetër”, i dyti, Teatri “Andon Zako Çajupi”.

“Në një filozofi që shkon përtej një festivali, që është edukimi i një publiku që shkon përtej publikut profesionist me dashurinë për artin dhe kulturën, por edhe me trashëgiminë kulturore”

, shprehet ministrja Mirela Kumbaro.

Nis në 25 Korrik. Pesë mbrëmje për tingujt  klasikë, kuzhinën franceze, serenatat, muzikën e kohës dhe një koncert frymëzuar nga më të famshmit e fillimit të 1990 “Luciana Pavarotti and Friends” në versionin shqiptar “Inva dhe miqtë”.

Tv Klan