Dita e parë e shkollës si një kujtim i paharrueshëm. Nxënësit shqiptar në Serbi marrin dhuratë çanta, por pa libra. Në shumë njësi mësimore udha e shkronjave për ta zgjatë ende. Në shkollën “Ibrahim Kelmendi”, mësuesi Lulëzim Mehmeti metodën e mësimit e ka më keq se në fillim të karrierës.

Përfaqësuesi i qeverisë së Serbisë, Zoran Stankoviç, ka arritur këtu për t’u dhënë kurajo. Problemi politik i ka lënë nxënësit pa mundësi. Nga Shqipëria procedurat janë zgjatur, kurse nga Kosova librat nuk lejohen. Në shkollën fillore ‘Vuk Karaxhiç’, nxënësit serbë dhuratat i kanë të plota.

“Nxënësit e fillojnë mesimin me 5 libra të rinj dhe presim 8 të tjera. Një numër tjetër është në fazë të bisedimeve mes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit. Bëhet fjalë për libra nga Shqipëria”.

Vite më parë policia pati konfiskuar librat që konsideroheshin ilegale edhe nga duart e fëmijëve. Shqiptarët ende nuk i kanë shumë libra.

Një kohë të gjatë nxënësit për abetaren kanë qenë peng të shkronjës F dhe dyshimit ta mësojnë flamurin shqiptar apo serb.

Tv Klan