Milan fitoi me rezultatin 1 – 0 derbin e Kupës së Italisë me Inter duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Një ndeshje e luftuar që u zgjidh pas 120 minutave lojë. Një fitore që mund të quhet një frymëmarrje për Milan e Gattuso dhe një disfatë e rëndë për Inter e Spalletti.

Genaro Gattuso :

“Jam i lumtur që arritëm këtë fitore, por duhet kemi vijueshmëri dhe jo të ndalemi me kaq”.

Luciano Spalletti :

“Kemi humbur besimin. Fizikisht lojtarët janë mirë. Duhet ta zgjidhim vetë këtë ngrëç”.

Ekipet krijuan raste, ndërsa portierët u treguan të vëmendshëm me përjashtim të një momenti kur Antonio Donarumma shkaktoi një autogol, por u anulua për pozicion jashtë loje të mëparshëm të kundërshtarit. Var i erdhi në ndihmë gjyqtarëve. Asnjë gol gjatë kohës së rregullt. Heroi i sfidës ishte Patrick Cutrone. 19-vjeçari hyri në lojë si zëvendësues i Kalinic, por u bë protagonist. Cutrone realizoi në pjesën e parë shtesë golin vendimtar. Milan do të përballet në gjysmëfinale me Lazio. Takimet do të zhvillohen me sistem vajtje ardhje për të vendosur ekipin e kualifikuar.

Tv Klan