Skuadra e drejtuar nga Pioli fiton në Napoli

Milan nuk e lëshoi kreun e klasifikimit edhe pas javës së tetë. Skuadra e Pioli fitoi 3-1 ndeshjen e luajtur këtë të diel në fushën e Napoli. Zlatan Ibrahimovic ishte protagonisti i sfidës me 2 gola të realizuar, nga një në secilën pjesë. Sulmuesi 39-vjeçar kryeson klasifikimin e shënuesve në Serie A me 10 gola.

Mertens u përpoq të ndizte shpresat e napolitanëve, por goli i tij nuk shërbeu për të marrë pikë. Hauge realizoi një tjetër gol për Milan në çastet e fundit. Napoli luajti për shumë minuta me 10 futbollistë, pasi Bakayoko u ndëshkua me karton të kuq. Inter u kthye te fitorja në kampionat.

Zikaltërit mundën 4-2 me përmbysje Torino në San Siro. Lukaku spikati me 2 gola të shënuar dhe 1 asist, duke treguar edhe një herë që është lideri ekipit. Roma fitoi 3-0 sfidën me Parma, një sukses që e mban në zonën Champions.

Tv Klan