“Më pëlqejnë mesazhet që transmeton nëpërmjet muzikës së saj”

Miley Cyrus në një intervistë të fundit ka folur për këngëtaren, Billie Eilish, dhe dëshirën e saj për të bashkëpunuar me yllin e muzikës pop. Ajo gjatë karrierës së saj vazhdimisht ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm, si Stevie Nicks, Dua Lipa, Mark Ronson dhe Elton John.

Në një intervistë për revistën “British Vogue”, këngëtarja  zbuloi emrin e artistes me të cilën dëshiron të punojë në të ardhmen.

Gjithmonë ka artistë të rinj të cilët dalin në skenë dhe janë mjaft interesant. Unë e adhuroj Billie Eilish. Mendoj se ajo është shumë cool, dhe më pëlqejnë mesazhet që ajo i përçon përmes muzikës së saj. Kështu që do të më pëqente shumë të bashkëpunoja me të në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar këngëtarja.

Dy artistet do të jenë ndër performueset kryesore në edicionin e sivjetshëm të festivalit, “Austin City Limits”, që mbahet në Teksas. Kjo ngjarje do të zhvillohet n fundjavat e 1-3 dhe 8-10 Tetorit.Gjithashtu planifikohet që Miley Cyrus të mbajë një koncert falas kushtuar të gjithë personave të vaksinuar.

Klan News