Miliarderi i Bitcoin, Mircea Popescu, i cili mendohet të ketë zotëruar një pasuri me vlerë rreth 1 miliardë dollarë nga kriptomonedha më e fuqishme në botë, raportohet të jetë gjetur i mbytur në Costa Rica.

Vdekja e tij konsiderohet një mister, pasi është shumë e ngjashme me përndjekjen e krijuesit të Bitcoin, Satoshi Nakamoto. Deri më tani njeriu apo rrjeti që fshihet pas emrit mbetet i panjohur dhe i zhdukur.

41-vjeçari, të cilit shumë i referohen si nismëtari i Bitcoin, lë pas një trashëgimi kontroverse.

“Më pëlqen Bitcoin pasi më pëlqen liria. Eshtë kaq e thjeshtë”, është shprehur njëherë ai.

Popescu gjithashtu mbante një blog, i cili shumë thonë se promovonte një gjuhë raciste dhe seksiste. Ai është i njohur gjithashtu për themelimin e MPEx , një depozitë për shkëmbimin e monedhave Bitcoin.

Ndonëse monedhat Bitcoin që Popescu zotëronte do të shohin një ndryshim në vlerë, nëse miliarderi nuk ka bërë lëvizjet e nevojshme që të tjerë të kenë të drejta në llogaritë e tij, kjo pasuri do të humbasë. Duke marrë parasysh sasinë e madhe të monedhës virtuale që Popescu zotëronte, kjo do të ketë një ndikim të madh në çmimin e Bitcoin. /tvklan.al