Teuta kërkon mrekullinë, kampionët e Shqipërisë duhet të përmbysin humbjen 2-0

Teuta do tentojë përmbysjen e madhe ditën e sotme, për të kaluar më tej në raundin e tretë të Conference League. Skuadra durrsake duhet të bëjë mrekullinë në transfertën andoriane të Inter Eskaldes, që niset e favorizuar pas fitores 2-0 të regjistruar një javë më parë në “Niko Dovana”.

Disavantazhi është tepër i madh për skuadrën e Edi Martinit, të cilit i duhet të “shpikë” një skemë për t’ia arritur të marrë një rezultat pozitiv ndaj një skuadre që nuk rezultoi e lehtë në letër.

Teuta ka ndryshuar shumë këtë periudhë, pasi i kanë dhënë lamtumirën dy futbollistë me mjaft peshë si Avdyli e Rustem Hoxha. Gjithsesi, “Djemtë e detit” e dinë misionin e tyre, kualifikimin. Sfida mes Inter Eskaldes e Teutës do luhet në orën 17:45, aty ku kampionët e Shqipërisë kërkojnë mrekullinë.

Klan News