Zbulohen në Mars gjurmë detesh antikë. Kësaj here është misioni kinez me roverin Zhurong që ndodhet në sipërfaqen e planetit të kuq që prej vitit 2021. Është gjiri Utopia i pasur me sediment detare, çka dallohet në imazhet reja radar të realizuara. Zona ku është pozicionuar roveri është një terren i përbërë nga shumë shtresa gjeologjike që arrijnë deri në një thellësi prej 80m dhe që mund të hedhin dritë mbi informacione të rëndësishme të së kaluarës së planetit.

Të dhënat janë studiuar nga një grup kërkuesish të Akademisë kineze të Shkencave dhe puna është publikuar në revistën shkencore Nature. Madje ekspertët theksojnë se nuk janë të sigurt nëse përtej 80 m thellësi mund të ketë ende gjurmë uji të bllokuar nëpër kthina.

Klan News