Marka e saj që adhurohet nga ikonat e modës

Miuccia Prada është një simbol i modës perfekte dhe progresive në industrinë e modës. Duke qenë udhëheqësja e Prada-s, ajo ka dizajnuar veshje gjatë gjithë jetës dhe nuk është penduar kurrë për zgjedhjen e saj. Ajo është mbesa më e vogël e Mario Prada, themeluesit të Prada. Në atë kohë, biznesi i tij kishte emrin ”Fratelli Prada’’ (vëllezërit Prada) dhe fillimisht shiste mallra për kafshë dhe importonte të brendshme angleze dhe çanta dore.

Mario Prada nuk besonte se gratë duhet të kishin një rol në biznes dhe kështu ai parandaloi anëtaret femra të familjes së tij të hynin në kompaninë e tij. Ajo e ktheu konceptin e tërheqjes femërore duke larguar klishetë që lidhen me gjininë. Sipas saj, nuk ka asgjë të keqe me faktin që një grua pëlqen të vishet bukur, por në të njëjtën kohë, kjo nuk do të thotë që ajo duhet të duket si një kukull. Logoja e Prada nuk është aq e dukshme, si për shembull tek marka tjetër luksoze Louis Vuitton.

Prada një markë për intelektualët e modës, sepse çdo koleksion i Prada ka një mesazh me një kuptim të thellë. Miuccia u bë e para në botën e modës që filloi të bashkëpunonte me artistë. Në vitin 2008 dhe 2018, ajo përfshiu artistin komik James Jean në krijimin e koleksioneve të saj të reja. Ai gjithashtu krijoi një pikturë murale për dyqanet Prada Epicenter në New York dhe Los Angeles.

Klan News