Marrja e ushqimit në një diferencë kohore prej 8 deri në 10 orësh është sekreti që supermodelja dhe aktorja Rosie Huntington-Whiteley ka mbajtur gjithë këto kohë për të pasur linja të holla trupore.

Këtë gjë, ajo e ka treguar në një intervistë për “The Sunday Times Style”. Bashkëshortja e Jason Statham, nënë e një fëmije tregon se përveҫ kujdesit në mënyrën e të ushqyerit edhe ushtrimet intensive janë një ҫelës tjetër për të qenë në formë.

32-vjeҫarja është instruktore aerobike, gjë që favorizon akoma më shumë pasjen e linjave elegante.

Klan Plus