Pak ditë më parë aktori Idris Elba konfirmoi për të gjithë fansat se ishte prekur nga Covid-19. Por sipas disa fansave thuhet se Elba ndodhet në gjendje kritike për jetën. Një fakt të tillë vetë aktori e ka mohuar kategorikisht këto fjalë.

Kjo është gënjeshtër, tani jam mirë, faleminderit që më tregove”, i thotë Elba një fansi të shqetësuar. Teksa iu përgjigj pyetjeve të fansave, Idris është shprehur se ende nuk ka simptoma të rënda.

Një prej tyre e pyeti : “Sa ditë keni qenë i dobët Idris?”. Në të vërtetë nuk kam patur ditë kur kam qenë i dobët. Kam patur një dhimbje koke dhe dhimbje trupi ditën kur bëra provë, por kaq”, pohon 47-vjeçari.

Ndërkaq më herët Idris kishte takuar bashkëshorten e kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau pasi edhe ajo kishte rezultuar pozitive me Covid-19. Deri më tani gjendja e tij është e stabilizuar.

Klan Plus