INSTAT: 1/3 e fataliteteve i përkasin grupit 20-44 vjeç

Viti 2020 shënoi një rekord sa u takon shifrave të vdekjeve në vendin tonë. Shifrat e Institutit të Statistikave flasin për 27 605 persona që kanë humbur jetën në vitin që lamë pas, 25.8% me shumë se në 2019-ën.

Ajo që bie në sy është se shumica e fataliteteve është regjistruar tek meshkujt dhe moshat aktive për punë.

Edhe pse INSTAT raporton se shkaqet natyrale zënë peshën më të madhe të vdekshm㍑risë është vënë re se dëmtimet traumatike, të shkaktuara nga aksidente të ndryshme kanë rezultuar fatale për grup moshën aktive për punë.

Nëse do t’ju referohemi të dhënave shohim se këto trauma kanë shkaktuar 28.9% e vdekjet në grupmosha 20-44 vjeç, ndërkohë që kjo shifër bie ne 6.2% tek grupmosha 45-64 vjeç dhe në 1,5% në grupmoshën mbi 65 vjeç.

Me rritjen e moshës shkak i vdekjeve bëhen gjithmonë e më shumë sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut. Ky grup sëmundjesh zë 55.9% të vdekjeve në grupmoshën 65-79 vjeç, 42% për grupmoshën 45-64 vjeç dhe bie në 26,4% tek 20-44 vjeçarët. Sa u takon të moshuarve mbi 80 vjeç INSTAT del në konkluzionin se 1/3 vdekjeve lidhet me pleqërinë.

Tv Klan