Plazhet e Vlorës janë boshatisur këtë të hënë. Reshjet e shiut ndikuan që çadrat të mbyllen që në orët e para të mëngjesit. Pak ditë kanë mbetur nga Gushti dhe shiu i dy ditëve të fundit është sinjal që tashme sezoni turistik po shkon drejt fundit.

Ikja e mjeteve nga Shëngjini po bëhet në fluks. Kurse hyrjet janë të pakta.

Moti i keq ka ndikuar në uljen e pushuesve. Çadra qëndrojnë të mbyllura dhe shazllone të boshatisur prej dy ditësh. Por megjithatë ka nga ata që sfidojnë ndryshimet klimaterike.

Moti është ndikuesi kryesor që mbyll apo e zgjat periudhën e sezonit në Shëngjin. Një vit ata qëndruan  deri në mesin e muajit Tetor dhe me nisjen e reshjeve gjithçka u përfundoi.

Ngjashëm me një ditë dimri në plazhet e Durrësit, pasi pushuesit kanë ikur. Asnjë i guximshëm për tu futur në det. Të paktë janë ata që shëtisin në breg të detit. Bizneset ndjehen të ndëshkuar nga kjo situatë dhe shpresojnë tek përmirësimi i motit. Por mosfrekuentimi i plazhit ka bërë që pushuesit të orientohen destinacione të tjera, çka ka shkaktuar dhe trafik

Por ndryshe nga bregdeti në Durrës, Shëngjin, e Vlorë, Velipoja ka këto pamje.

Pushuesit thonë se ndodhen në një vend me ujë të pastër dhe ndjehen mirë.

Mbetet për tu parë se si do të jenë ditët në vazhdim. Nëse reshjet largohen dhe kthehen ato me temperaturë të lartë, plazhet në Shqipëri me gjasa mbyllen në muajin Tetor, ashtu sikurse dhe vitin e kaluar.

Tv Klan