Ansu Fati i dëmtuar, Barcelona vuan mungesën e tij

Sezonin e kaluar duket se futbollisti spanjoll, Ansu Fati ishte një zbulim te Barcelona dhe Spanja.

Në Champions League, në La Liga dhe në ndeshjet ndërkombëtare, Fati vazhdoi të jetë i suksesshëm, duke thyer rekorde.

Por, një dëmtim në gjurin e majtë në nëntor e ka ndalur vrullin e tij, pasi sulmuesit ju desh t’i nënshtrohej një operacioni dhe rikthimi i tij është ende në dyshim.

Tek Barcelona janë ende optimistë, por askush nuk po përcakton një datë të mundshme për kthimin e tij.

Lëndimi i Ansu Fatit erdhi më 7 nëntor kundër Real Betis. 18-vjeçari ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2022, dhe klubi ka mundësinë të zgjasë marrëveshjen e tij me dy vite të tjera.

Klan News