Gaboi pikërisht ai që nuk duhej. David De Gea kur vetë ishte tek pika e bardhë, kur duhet të thyente rivalin e tij që pak sekonda më parë i shënoi gol, ndoshta për shkak të emocioneve, ndoshta për shkak të lodhjes, ishte penalltia e 22, ai nuk u tregua i saktë, aq sa ta çonte topin të rrjetë.

Goditja e tij ishte e lehtë, e pasigurtë, thuajse krejt e parashikueshmë. Ruli e priti dhe Villareal fitoi për herë të parë në histori trofeun e Europa League. Që prej 2004 nuk kishte marrë një titull europian pas Kupës Intertoto.

Festë e çmendur në Gdansk të Polonisë aty ku mijëra tifozë britanikë spanjollë dhe vendas  ishin të pranishëm në stadiumin e finales.

Më triumfin në Europa League, Villarreal merr biletën për në Champions dhe shton kështu pjesëmarrjen e skuadrave spanjolle në këtë kompeticion. Nëndetësja e verdhë me këtë fitore e dërgon Manchester United në rangun e dytë të skuadrave më të mira europiane, ku në edicionin e ardhshëm mund të përballet me Interin si kampionen e Italisë.

Tv Klan