Tenistja japoneze mundi në finale bjellorusen Azarenka

Naomi Osaka triumfoi për herë të dytë në US Open. Një tjetër sukses në këtë grand slam për tenisten japoneze, e cila mundi me përmbysje bjellorusen Victoria Azarenka.

Osaka e humbi setin e parë me rezultatin 1 – 6. Reagimi i 22-vjeçares erdhi në të dytën që e mbylli me rezultatin 6 – 3, duke siguruar suksesin në të tretën me të njëjtin rezultat, po 6 – 3.

Kjo ndeshje nuk kishte publik për shkak të masave ndaj Covid-19, por tifozët shfaqeshin në ekranë të mëdhenj të vendosur në tribuna. Naomi Osaka ka triumfuar në 2018 në US Open ku përballë kishte një legjendë si Serena Williams.

Për 31-vjeçaren Victoria Azarenka është finalja e tretë e humbur në turneun amerikan të tenisit pas atyre në 2012 dhe 2013.

Tv Klan