Zëvendëson të shkarkuarin Emmanuel Egbo

Nevil Dede është trajneri i ri i Tiranës. Bardheblutë e zyrtarizuan një ditë pas largimit të Emmanuel Egbo, i cili u shkarkua pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. Ky është një rikthim në këtë rol për 45-vjeçarin, pasi e ka drejtuar edhe më parë Tiranën ku kaloi edhe pjesën dërrmuese të karrierës si futbollist. Dede tha se fitimi i trofe është në ADN e këtij klubi, por gjithmonë duhet menduar për të ardhshmin.

“Nuk duhet të mendojmë që jemi kampion, por si do të dalim kampion”.

Nevil Dede firmosi një kontratë 2-vjeçare dhe pritet që javën e ardhshme të plotësohet edhe stafi.

“Do të ketë bashkëpunim. Unë nuk do të centralizoj asgjë, të gjithë do të kenë përgjegjësinë e tyre dhe në fund të vendos unë që do të jap llogari para drejtuesve”.

Nevil Dede ka drejtuar edhe skuadra të tjera në Shqipëri, ndërsa së fundi kishte rolin e trajnerit të Kombëtares U19. Debutimi i tij te Tirana do të jetë ndaj Vllaznisë në kampionat.

Tv Klan