Nisi misioni i radhës i Agjencisë Hapësinore Amerikane NASA, në Mars. Misioni i quajtur “InSight” ka si qëllim për herë të parë studimin e bërthamës së Marsit dhe eksplorimin e pjesës së brendshme të ‘planetit të kuq”.

Anija Hapësinore e lëshuar këtë të shtunë nga Kalifornia, pritet të ulet në Mars në muajin Nëntor.

Sonda e NASA-s do të gërmojë në një zonë të quajtur “Elysium Planitia” një fushë e sheshtë në ekuatorin e Marsit. Me anë të robotëve sizmiometër, shkencëtarët amerikanë do të përpiqen zbulojnë më shumë rreth tërmeteve në planetin e kuq. Të dhëna e mbledhura do të krahasohen më pas me ato të Tokës.

Kjo është hera e dytë që NASA nis robotë sizmiometër për të eksploruara brendësinë e MARS-it. Herën e para misioni i nisur me anijen Viking në vitin 1970 dështoi. Deri tani rreth 40% e misioneve drejt “planetit të kuq” kanë qenë të suksesshme, por në rastin e “InSight”, shkencëtarët shprehen optimistë.

Tv Klan