Futbolli e nis nga vendi i tretë me Premier League

Kampionati që paguan më shumë nuk është në futboll, por në basketboll. NBA mban vendin e parë për pagat më të larta në sport.

Kontrata e një basketbollisti në ligën amerikane shkon mesatarisht në 8 milionë e 300 mijë Dollarë. Një shumë e lartë po të shikojmë ndjekësen që është Kampionati Amerikan i Bejsbollit me pak më shumë se 4 milionë Dollarë.

Për të gjetur ligën e parë të futbollit duhet të zbresim në vendin e tretë. Aty është Premier League në Angli që paguan mesatarisht një lojtar thuajse 4 milionë Dollarë në sezon. Për të plotësuar 5 kampionatet më të rëndësishme të futbollit në Europë, duhet të zbresim të tej.

La Liga renditet e gjashta dhe më pas ndiqet nga Serie A, Bunsesliga 1 dhe Ligue 1. Vetëm në Spanjë dhe Itali pagat mestare i kalojnë 2 milionë Dollarë në sezon, te të tjerat shkon poshtë kësaj shume.

Tv Klan