Tre herë kampioni i botës në Formula 1, Niki Lauda, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Austriaku fitoi titujt me skuderinë Ferrari në vitet 1975 dhe 1977, dhe më pas me McLaren në vitin 1984.

Shumë të aposionuar të Formula 1 do ta mbajnë mend për rikuperimin në një kohë të shkurtër pas aksidentit që pësoi në Grand Prix të Gjermanisë në 1976, ku pësoi djegie të shkallës së tretë në kokë dhe fytyrë dhe thithi tymra toksikë. Pas vetëm 40 ditësh, ai u rikthye në pistën e garave.

Niki Lauda u bë një sipërmarrës ajror pas karrierës në garat me makina dhe së fundmi kryetar jo ekzekutiv për skuderinë Mercedes në Formula 1. Në muajin Gusht, Lauda iu nënshtrua transplantit të mushkërive. Disa vite më parë i ishte nënshtruar edhe transplantit të veshkave.

McLaren thotë se Niki Lauda do të mbetet në historinë e skuderisë, kurse ish-kampioni britanik Jenson Button e ka konsideruar “legjendë” 70-vjeçarin.

/tvklan.al