Skënderbeu pëson një humbje të turpshme në Vlorë, duke konfirmuar krizën e rezultateve dhe lojën mesatare nën drejtimin e Agostinelit.

Dy gola brenda 30 minutave, i pari në minutën e 9-të dhe i dyti 7 minuta para fundit të pjesës së parë shënuan kapitullimin e korçarëve, që në 45 minutat e para.

Një mesfushë anemike me shumë gabime në pasim, një mbrojtje e përgjumur dhe një sulm i paqartë ishte ajo që treguan në fushën e lojës 6 herë kampionët e Shqipërisë.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi që korçarët nuk arrijnë të shënojnë

Kur pritej që Skëndërbeu të bënte kthesën zhgënjeu edhe në përballjen me Flamurtarin, që tregoi karakter pavarësisht problemeve financiare dhe drejtimit të ekipit nga trajneri i komanduar Gentian Mezani.

Ekipi kampion në fuqi e ka humbur shkëlqimin e sezoneve të kaluar, duke marrë vetëm 2 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Një humbje që lëkund pozitat e Andrea Agostinelli në krye të Skënderbeut, edhe pse drejtuesit e klubit nuk kanë marrë ende një vendim për fatin e italianit. Qëndrimi i tij në pankinën korçare mund ta nxjerrë Skëndërbeun jashtë objektivave pasi ekipet e kreut janë shumë afër.

Megjithatë korçarët mbeten ende në krye, pasi Partizani barazoi 1 – 1 me Luftëtarin në Gjirokastër. Bregu shënoi fillimisht për vendasit, ndërsa Inrahimi shmangu humbjen.

Luftëtari i rikthyer në Superligë këtë sezon luajti ndeshjen e parë në stadiumin e rinovuar.

Laçi fitoi me rezultatin 1 – 0 ndeshjen e fundit të tabelës me Korabin.

Të dielën do të luhen takimet e tjera të javës së dhjetë, Kukësi – Vllaznia dhe Tirana – Teuta.

Tv Klan