Liderët perëndimore bëjnë përgjegjës, Vladimir Putinin

Ndërron jetë në burg në rrethana të paqarta Aleksei Navalni, lideri i burgosur i opozitës anti-Putin në Rusi. Siç njoftoi Televizioni Shtetëror Rus, 47-vjeçari ndërroi jetë në koloninë penale të Jamalo Njenjets në veri rajonit federal të Uraleve, mënjeherë pas përfundimit të shëtitjes së ajrimit.

Dyshimet e para janë që Navalni të ketë ndërruar jetë nga një ishemi, por zyrtarët në Moskë thanë se për momentin nuk kishin asnjë ide për shkaqet e vdekjes së tij. Hetuesit nisën menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Avokati i tij, Leonid Volkov tha se nuk bëhej fjalë për një vdekje, por për një vrasje, sipas tij të urdhëruar nga Vladimir Putin. Nga Mynihu, ku merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë, Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken akuzoi qeverisjen e Vladimir Putinit për vdekjen e tij.

Vdekjen e Navalnit e lidhin me Putinin edhe zyrtarë të tjerë të lartë në perëndim si Kancelari gjerman, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, krerët e 3 instutucioneve drejtuese të Bashkimit Europian, si dhe Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Në burgun që ndodhet në zonën e largët të arktikut, Navalni u transferua vitin e kaluar, ndërsa u burgos në 2021-shin për të vuajtur dënimin me 19 vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, dënim që ai e vetë e quante “burgosje politike”.

Tv Klan