Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ndërpritet kampionati grek i futbollit. Për dy javët e ardhshme duke qenë se Federata Greke e Futbollit EPO dhe Liga e Futbollit EPAE, janë përfshirë në një konfrontim të ashpër, me qeverinë aktuale helene, duke marrë shkas nga votimi i ligjit të ri në parlament që ka të bëjë me futbollin. Gjithashtu shkak për këtë ndërprerje është bërë edhe humbja 2-0 në Tiranë, e përfaqësueses greke nga përfaqësuesja jonë.

Shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”, kanë qenë të mbushura me flamuj dhe simbolet tona kombëtare kuq e zi dhe nga entuziazmi i rralle i tifozëve. Në mesin e pjesës së dytë, topi është qarkulluar në mesfushën e të dyja ekipeve. Mbrojtësi ynë shtatlartë Fakaj, pas një goditje nga këndi ka kërcyer mbi mbrojtjen dhe portierin grek, duke e çuar në 2-0 rezultatin e takimit Shqipëri-Greqi./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori