Ndyshon struktura e testit të Maturës Shtetërore. Për shkak të situatës së koronavirusit, maturantët do të kenë më shumë lehtësi.

“Testi i Maturës Shtetërore 2020 do të bazohet vetëm në pyetje me alternativa. Kohëzgjatja e tij do të jetë 2 orë dhe në total, numri i pyetjeve do të jetë 60”, thotë Rezana Vrapi.

Drejtuesja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore sqaroi se cilat do të jenë pyetjet me zhvillim që do të hiqen.

“Janë hequr pyetjet ese nga pjesa e gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe. Dhe i gjithë testi do të bazohet vetëm në pyetje ku nxënësit do ta përzgjedhin përgjigjen”.

Maturantët pritet të kthehen në shkollë më 18 Maj. Ndërkohë që 4 provimet e maturës do t’i zhvillojnë në muajin Qershor.

Klan Plus