U mbyll me emocion finalja e “Në Kurthin e Peter Pan”, një spektakël i cili mbërtheu shikuesit të hënave me panelin e gazetarëve më të vegjël që realizuan në këtë format konferencat e shtypit më origjinalë në mediat shqiptare.

Personazhe të shumtë të jetës publike në vend hapën zemrën përpara fëmijëve të cilët i futën në kurth me batutat dhe sinqeritetin e tyre. Të ftuarit e natës finale do të emociononin me intervistat e tyre.

Ermal Meta fituesi i edicionit të 68 të Sanremo do intepretonte live me prezantuesen e programit, ‘Non Mi Avete Fatto Niente’, këngën me të cilën do të përfaqsonte Italinë në Eurovision, por edhe Shqipërinë.

Për herë të parë në Tv Klan në intervistën e saj më interesante bashkëshortja e Kryeministrit Rama, do të na zbulonte shumë detaje nga Linda dhe Edi që nuk njohim.

Me nostaligjinë që të kap në përfundim të një projekti, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu mbyllin suksesshëm këtë produksion të Tv Klan për të nisur përgatitjet e ‘Dance With Me 5’ që do të rikthehet në Shtator!

Tv Klan