Qeveria ka vendosur të ulë më tej nivelin e borxhit publik. Në analizën 6-mujore të buxhetit të shtetit, financat planifikojnë që stoku total i borxhit të bjerë me 0.5% të prodhimit kombëtar, shifër që në i korrespondon një shumë prej rreth 200 milionë eurosh.

Në buxhetin fillestar të miratuar këtë vit, niveli i borxhit u parashikua të ishte 68.7%, ndërsa tani planifikohet që të arrijë në 68.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Dobësimi i valutave kundrejt monedhës kombëtare ka dhënë një efekt pozitiv për huatë qeveritare në euro dhe dollarë, duke bërë që shpenzimet për interesa të jenë më të ulëta, se sa ishte parashikuar fillimisht në ligjin e buxhetit.

Në vjeshtë, Ministria e Financave do të hyjë në tregjet ndërkombëtare sërish për të rinovuar eurobondin që bleu në 2015-n dhe do të shtojë 50 milion euro mbi atë shumë.

Vetë Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se synimi i qeverisë është që borxhi të shkojë në 40% të Prodhimit Kombëtar në planin buxhetor afatgjatë.

Tv Klan