Sulmuesi Neymar është i lakmuar nga klubet më të mëdha në Europë, dhe këtë PSG e di mirë. Për këtë arsye që tani pas një sezoni, të luajtur jo të plotë, francezët i kanë vënë çmimin lojtarit. 260 milionë Euro kërkojnë parizienët për brazilianin. Duket se edhe blerësi është gati, pasi Real Madrid asnjëherë nuk doli nga skena.

Sipas spanjolles AS përfaqësues të Realit janë takuar dy herë më futbollistin gjatë qëndrimit të tij në Brazil, aty ku rikouperonte nga dëmtimi. Askush nuk duhet të dijë që ndodhem këtu, raportohet të ketë thënë përfaqësuesi i klubit spanjoll. Si ndërmjetës për këtë takim është gjetur ish futbollisti brazilian i Los Blancos, Ronaldo fenomeni.

Në kohën kur Neymar luante me ekipet e moshave u stërvit me Realin dhe klubi merenge kërkoi ta blinte për 60 mijë Euro. 5 vite më pas kur ai ishte një yll në klubin e Santos ,Barcelona pagoi 40 milionë Euro për të. Neymar megjithëse paguhet më mirë nga të gjithë futbollistët në glob nuk u përshtat dot në Paris dhe për këtë kërkon të kthehet në Spanjë. Ndeshja kundër Marseille, ku pësoi edhe dëmtimin ishte e fundit për të me PSG.

Tv Klan