Nuk mungojnë as pushuesit e parë nga Kosova

Të shumtë  ishin vizitorët qe zgjodhën plazhet e Durrësit këtë fillim Maj. Jo vetëm shëtitje,por shumë prej tyre janë me kostume banjo, për të shijuar  diellin dhe detin. Ndërkohë që temperaturat i kanë favorizuar pasi arrinin deri në 28 gradë Celsius.

Larg rutinës së përditshme qytetarët vendas dhe shume vizitorë nga Kosova dhe më gjerë shfrytëzuan temperaturat e ngrohta dhe iu drejtuan bregdetit, duke e shfrytëzuar masivisht atë.

Edhe pse sezoni veror nuk është çelur zyrtarisht dhe ende nën kushtet e diktuara nga pandemia plazhi i Durrësit është përgatitur që të presë këtë verë një numër të madh turistësh.

Klan News