Turistët iu nënshtruan testeve anti-Covid  para se të hipnin në anije

Për herë të parë pas shumë muajsh anijet turistike të përmasave të mëdha kanë nisur lundrimet nga porti i Savonës në Itali. Udhëtimet turistike në rrugë detare me kroçiere ishin ndaluar nga qeveria italiane për shkak të përhapjes në masë të koronavirusit. Ky rifillim i jetës mbi det ka sjellë optimizëm për adhuruesit e udhëtimeve të gjata që mund të prekin disa destinacione turistike brenda pak ditësh.

Para se të hipnin ne anije, udhëtarët iu nënshtruan një testi me tampon nëse ishin të prekur nga Covid-19.

Anija e pare e këtyre përmasave të mëdha mundi të strehonte vetëm 1,500 pasagjerë por kërkesat ishin të mëdha. Udhëtimi rreth e përqark detit Mesdhe për ta do të zgjasë shtatë ditë. Kjo anije është e gjatë sa tre fusha futbolli dhe ka në bord ka 11 restorante. Ekuipazhi ka kaluar katërmbëdhjetë ditë në karantinë para se të fillonte punën.

Për drejtuesit e kompanisë së udhëtimeve turistike e rëndësishme është që pasagjeret të ndjehen të sigurtë dhe të mbrojtur në bordin e anijes. Ata po ndjekin protokolle shumë të rrepta shëndetësore ndaj duket se turistët nuk do të përjetojnë asnjë lloj stresi apo frike.

Industria e turizmit përllogaritet se ka pësuar humbje rreth 64 miliardë Euro gjatë muajve të pandemisë. Gjithashtu pronareve të këtyre kompanive ju është dashur që në kushte mbijetese duhet të shkurtojnë 518,000 vende pune.

Klan News