Një vajzë nga Suedia është kritikuar në rrjetet sociale pasi i propozoi të dashurit të saj për martesë.  Ukabed Sheybani u takua me Cherno Ameri në muajin Mars ku u dashurua aq shumë me të dhe e kuptoi se sa e veçantë ishte marrëdhënia mes tyre, prandaj nuk ngurroi që të merrte iniciativën e para për ta propozuar.

Vajza 24-vjeçare ka publikuar në rrjetet sociale momentin kur i propozoi të dashurës, por ky gjest nuk u prit mirë nga shumë njerëz, ku e kritikuan dhe e komentuan si një veprim të turpshëm.

Ajo shihet duke iu ulur në gjunjë dhe i shfaq unazën e martesës. Djali i emocionuar dhe njëkohësisht i habitur filloi të qeshte dhe ta puthte atë, duke vendosur unazën në gisht. Kjo video ka marrë rreth 10 milion klikime në TikTok.

Ukabed shprehet se gjëja që i ka bërë më shumë habi ishte se komentet negative që kishte marrë në rrjetet sociale ishin më shumë nga vajzat.

@ukabedsheybani

Answer to @ilovesmokingcigerettes here you go 🥰 ##fyp ##foryou ##fördig ##viral ##proposal ##tinder @chernostyle @tinder

♬ original sound – Ukabed Sheybani