Gokçe Bahadir është një ndër aktoret më të bukura dhe më seksi në Turqi, por në një intervistë për median turke thotë se kurrë nuk përpiqet të jetë e tillë.

“Nuk e di nëse jam seksi apo jo. Por di që kurrë nuk përpiqem për këtë gjë”, tha Bahadir për revistën “Hello”, duke ju përgjigjur pyetjes nëse i dukej vetja seksi.

Aktorja tha se gjëja që e bën më të bukur një femër është ta dojë dhe vlerësojë veten.

37-vjeçarja pas paraqitjeve të suksesshme në disa prej serialeve më të ndjekura në Turqi, përfshirë serialin “Vrasje të Vogla” (Oja) që aktualisht transmetohet në Tv Klan, po përpiqet të kapërcejë edhe në muzike, fushë ku mund të thuhet se nuk po arrin të njëjtin sukses si në aktrim. /tvklan.al