Pritjes i ka ardhur fundi dhe dy këngëtarët Ledri Vula dhe Majk kanë publikuar bashkëpunimin e tyre me titullin “Marr”.

Kënga e tyre ritmike është pritur me padurim nga fansat të cilët pa u publikuar ende kanë shprehur pëlqimin e tyre për këtë bashkëpunim.

Këngën e gjeni në të gjitha platformat e muzikës online. Teksti është shkruar vetë nga dyshja Majk-Vula. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë.

Në klip, protagoniste është modelja seksi Ivana Xhelili, e cila shfaqet tepër provokuese, por dy djemtë janë edhe në shoqërinë e vajzave të tjera modele. /tvklan.al