Pas 25 vitesh, ringu i boksit ka një mbret të ri. Ukrainasi, Oleksandr Usyk ngjitet në majën e kësaj disipline pasi fitoi me pikë ndaj anglezit, Tyson Fury. Një triumf spektakolar në “Kingdom Arena” të Riadit, në eventin e quajtur “Unaza e Zjarrit”, e ku spektakli u ndoq nga shumë yje të botës së sportit dhe jo vetëm. Dominimi i Fury ishte i dukshëm në shumicën e duelit, gjithsesi, atëherë kur duhej, ukrainasi 37-vjeçar kishte iniciativën për të goditur edhe marrë me vetëm 3 pikë epërsi titujt e peshave të rënda IBF, WBA, WBC, dhe WBO.

Usyk dhe Fury dhanë emocione të mëdha dhe boks të jashtëzakonshëm në ndeshjen më të shumëpritur të viteve të fundit, duke konfirmuar se janë dy prej boksierëve më të mirë në këtë disiplinë. Raundi i nëntë është më i bukuri dhe në të njëjtën kohë dramatik. Usyk merr epërsinë falë goditjeve preçize me të majtën, Fury është në prag të nokautit, por përfundimi i raundit bën që 35-vjeçari të jetë sërish në gatishmëri për të vijuar.

Fury mposhtet për herë të parë në karrierën e tij, ndërsa merr një çek të ëmbël prej 105 milionë dollarësh. Ndërkaq, përveç lavdisë dhe një legjendë e boksit, Usyk ngushëllohet edhe me 45 milionë dollarë. Takimi i revanshit mes dy boksierëve pritet të zhvillohet në muajin tetor të këtij viti.

Klan News