Janë gati për të shërbyer në sektorin e turizimit 10 udhërrëfyesit e parë në Lezhë. Ata janë certifikuar duke plotësuar një mangësi për këtë qark që turizmin e ka një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.

Vetë guidat shprehen të kënaqur që do të ndihmojnë turistët e huaj që të zbulojnë destinacione jo shumë të njohura në bashkinë e Lezhës

“Lezha ka një teren të përshtatshëm që mund të ketë një zhvillim shumë të madh të turizmit dhe besoj se pas kësaj me punën tonë dhe me ndihmën e bashkisë ne do të arrijmë të zhvillojmë turizmin.”

“Është shumë pozitive sepse Lezha ka shumë gjëra të bukura të panjohura për turistët dhe ne duhet të vazhdojmë të nxjerrim disa gjëra që turistët e Lezhës nuk e dinë.”

Për kryetarin e bashkisë Pjerin Ndreu certifikimi i guidave është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit

Pjerin Ndreu: Udhërrëfyesit është një hap më shumë për të orientuar turistët e huaj që vijnë dhe për t’iu treguar se çfarë duhet të bëhet. Lezha i ka të gjitha dhe ne duhet të gjejmë mënyrën se si duhet t’i nxjerrim në sipërfaqe.

Veç shtimit të udhërrëfyesve bashkia po punon për të plotësuar edhe shërbime të tjera siç është hapja e një info point shumë shpejt në Lezhë si ajo që u hap në Shëngjin në mënyrë që turistët të marrin informacionin e duhur.

Klan News