Një gazetare në Itali është urdhëruar t’i paguajë kryeministres Giorgia Meloni një dëmshpërblim prej 5,000 € për shkak të postimeve në rrjetet sociale ku ajo e ironizonte atë për gjatësinë e saj.

Duke reaguar ndaj vendimit, gazetarja Giulia Cortese tha se qeveria italiane kishte një problem serioz me lirinë e shprehjes.

Gazetarja dhe Meloni u përplasën për herë të parë në tetor 2021, kur partia e ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë” të Melonit ishte ende në opozitë. Cortese publikoi një foto tallëse të Melonit me diktatorin fashist Benito Mussolini në sfond në rrjetet sociale.

Pas këtij veprimi, Meloni reagoi në Facebook duke thënë se ishte foto e rreme dhe paralajmëroi se do të merrte masa ligjore.

Më vonë të njëjtën ditë, Cortese tha se ajo e kishte fshirë imazhin pasi kuptoi se ishte e rreme, por akuzoi Meloni për krijimin e një “grupi mediatik” kundër saj.

Gazetarja 36-vjecare reagoi duke thënë: Ti nuk më tremb mua, Giorgia Meloni. Në fund të fundit, ti je vetëm 1.2 metra e gjatë. Unë as nuk mund të të shoh.

Ndërkohë, avokati i Melonit ka bërë të ditura se dëmshpërblimi do të shkojë për bamirësi.

Klan News