Të ftuar:

Olti Curri – Opinionist

Kristi Janku – Themeluese e Brandit “Kikiliciouss”

Agnesa Vuthaj – Agnesa Vuthaj Fashion

Ketrina Jarazi – Drejtore e Qendrës Rinore Tiranë

Rezart Cenaj – Sipërmarrës

Sara Kolami – Prezantuese “IN TV”

Anxhelina Kotorri – “Angelina LookBook”

Agnesa Hadërgjonaj – Ele Beauty Brand

Sonte në emisionin ‘Opinion’ po flitet për rrjetet sociale dhe ndikimin që ato kanë në jetë reale të njerëzve.

Pjesë e panelit është edhe bolgeri Olti Curri, i cili i ngacmuar nga gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer edhe fillimet e faqes së tij në FB. Ai tha se e ka hapur si fillim “nga halli” sepse kishte një pozicion në luhatje në median ku punonte dhe po ashtu kërkonte hapësirën e tij për të shkruar.

Blendi Fevziu: Si e kape ti dhe se kapa unë hapjen e faqes?

Olti Curri: Ti nuk e kape se ishe në pozicion të sistemuar.

Blendi Fevziu: Apo ishte nga halli?

Olti Curri: Eshtë e vërtetë që ishte nga halli. Unë asaj kohe isha në hapat e para në televizion dhe nuk është se pata raporte me disa personazhe të vjetër aty dhe pozicion im ishte i luhatur. Dhe kështu kisha nevojë për hapësirën time.

Në emisionin ‘Opinion’ blogeri Olti Curri e ka pranuar se prej faqes së tij në facebook ka përfitime të larta.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu rreth thashethemeve për rrogën e tij më të lartë se të kryeministrit, Curri ka bërë një batutë dhe ka pranuar se merr më tepër pasi kryeministri ligjërisht merr të ardhura jo të larta sipas tij.

“Kryeministri ligjërisht nuk merr no një gjë të madhe. Edhe më pak i kisha dhënë”, u shpreh Olti në ‘Opinion’.

*********************************************

Rikthimi i nje nostalgjie per “DS”!