Daja i Xhuljeta Çunit që u vra mëngjesin e 8 Qershorit, akuzon instancat shtetërore dhe policinë për vrasjen e mbesës së tij. Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka të transmetuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, daja i Xhuljetës thotë se krimi i rëndë mund të ishte parandaluar. Tre ditë përpara vrasjes, inspektori i zonës telefonoi mamanë e Xhuljetës duke i thënë që të mos kishin merak sepse vajza nuk rrezikohet. Ndërkohë, që 19-vjeçarja kishte denoncuar për përndjekje Xhafer Matën më 7 Maj 2018 kurse policia njoftoi familjen e saj 28 ditë pas këtij kallëzimi.