#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit lind një pyetje e madhe, e cila diskutohet me panelin e të ftuarve në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan. “Partitë e reja në zgjedhjet shqiptare, çfarë mund të sjellin ato? Sa munden ato që të mbijetojnë nën presionin e PD-së dhe të PS-së? Një sistemi zgjedhor i cili nga viti në vit ka shkuar akoma më shumë bipolar që është dominuar nga këto dy parti. Partitë e reja, ose më saktë partitë e vogla kanë dështuar njëra pas tjetrës me përjashtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por, çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e 11 Majit me partitë e vogla dhe çfarë vendi do të zënë ato në Parlamentin shqiptar?
Të ftuar: Berat Buzhala, Mentor Kikia, Greta Zaimi, Ergys Mërtiri, Neritan Sejamini, Orjola Pampuri