Kreu i PD : Kam marrë mbështetje nga kryeministrat e vendeve anëtare

Kreu i PD, Lulzim Basha synon intregimin e shpejtë të Shqipërisë në  Bashkimin Evropian dhe zhbllokimin nga kushtet e vendosura për shkak të dështimit të kryeministrit Rama. Gjatë një interviste për Klan News, Basha tha se zhvilloi një vizitë në Slloveni dhe Kroaci për të shtyrë para gjendjen integruese e cila do të jetë prioritet pas zgjedhjeve në vend.

“Është një plan solid i imi, i Partisë Demokratike, i ekspertëve tanë më të mirë, për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Siç e dini ka 8 vite që Shqipëria ka ngelur në vendnumero sa i përket integrimit evropian. Është fare e natyrshme që BE, jo thjesht të kërkojë por të gjejë te PD dhe te unë personalisht, një partner të besueshëm për të avancuar agjenden evropiane të Shqipërisë, substanca e ndryshimit është kjo. Ashtu siç i hoqëm vizat për shqiptarët, ashtu siç e futëm në NATO, ashtu siç kemi gjeneruar në kohët tona më të mira rritje ekonomike që prodhonte punësim dhe mirëqenie. Tani po hedhim bazat në programin tonë konkret.

Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, Basha i cilësoi ato si një zgjim kombëtar për ndryshim.

“Duhet që 25 Prilli të jetë jo thjesht dhe vetëm dita e një dalje masive popullore në votë dhe e ndëshkimit më votë të atij që la Shqipërinë  vendumëro për 8 vite me radhë në shumë fusha. E groposi duke mos mbajtur premtimet, duke shkatërruar ekonominë , duke shkatërruar shëndetësinë dhe arsimin. Por, duhet të jetë edhe dita e një bashkimi të madh, e një zgjimi të madh kombëtar”.

Kreu i PD-së po ashtu tha se nga takimi në Kroaci, mori mbështetje për projektet e PD-së për rritjen e turizmit dhe hapjen e vendeve të punës në këtë sektor.

Klan News