Panairi i prodhimeve turke është i treti që organizohet në vendin tonë me iniciativën  e dhomës së tregtisë së Stambollit dhe asaj të Shqipërisë si dhe me mbështetjen dhe përkrahjen e dy qeverive tona.

Me rastin e hapjes së tij në Pallatin e Kongreseve merrnin pjesë përfaqësues të biznesit turk dhe shqiptarë si edhe krerët më të lartë të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Bujqësisë.

Në këtë panair merrnin pjesë 56 firma turke shumica e të cilave kryen aktivitet tregtar me vendin ton. Turqia zë vendin e tretë në sektorin e investimeve të huaja në Shqipëri, kështu në vitin 2003 vllimi tregtar i realizuar ndërmjet dy vendeve arriti  shifrën 120 milionë dollarë.

Panairet e këtij lloji u hapën në tiranë në vitet 2001-2002.

Ky është panairi i tretë i prodhimeve turke qëllimi i të cilit është njohja nga afër e biznesmenëve me mundësi për investim që ofron Shqipëria./tvklan.al