Lajme Arkiva 2004

Parlamenti arriti marrëveshjen politike për heqjen e tatimit të jashtëzakonshëm, por kjo vetëm  formalisht, pasi do të jetë në fuqi me vendim të Gjykatës Kushtetuese, që do të thotë se ish pronarëve  që u është konfiskuar prona në vitin 1945 nga tatimi i papaguar nuk do ti marrin pronat, por do t’i mbeten shtetit. Ky nen u miratua me shumicë votash nga deputetët e majtë e të djathtë.

Namik Dokle: Sikur të merrnin kufizat minimale të  tyre del që këto 135 familje kanë pasur 35 mijë  hektarë çfarë do të thotë 350 milionë metër katrorë dhe sikur  të bëhej kompensimi me vlerën e tregut siç e kërkojnë disa qoftë edhe në minimum prej 10 dollarë metri katror do të kishim një vlerë prej 3.5 miliardë dollarë, e barabartë me të ardhura 2 vjeçare të të gjithë buxhetit të shtetit.

Spartak Braho: Nga momenti që do të synohet të preket ky nen nga cilado forcë politike unë do ta konsideroj jo vetëm devijim juridik, por edhe të pazbatueshëm  në praktikë dhe këtë duhet  t’ja thotë  qartë edhe PD-ja atyre personave në emër  të cilit flet, por që do tu lutesha me këtë rast të më thonin emrin e një ish pronari që është prekur nga tatimi, nga ligji për tatimet e jashtëzakonshme.

Parlamentarët shtyn përsëri për diskutim në komisione, nenin që ka të bëjë me tokat turistike.

Sali Berisha: Është gazeta “Zëri  i Popullit”, e datës 02.12.2003, në të cilën ministri Besnik Dervishi, ka pamatur kurajën qytetare të denoncojë shndërrimin e politikës së fshatrave turistike në fshatra turistik të politikës.

Gjithashtu u miratua që vlera e truallit të paguhet  150% nëse shfrytëzohet nga biznesi, ndërsa për banesat pagesa e truallit të vlerësohet mbi çmimin e tregut që do të jetë në momentin kur të bëhet legalizimi i tyre me vendim të parlamentit. Seanca do të vazhdojë punimet paraditen e së hënës, për të miratuar  20 nene të mbetura nga projektligji i pronave./tvklan.al