Një ditë para hapjes së javës ekonomike turke në Shqipëri, panairin e prodhimeve të këtij shteti  e ka vizituar kryeministri Sali  Berisha. Në ambientet e pallatit të kongreseve  në prani   të presidentit të dhomës së tregtisë të Stambollit dhe të ambasadorit turk në Tiranë, kryeministri ka shprehur mirënjohje si dhe falënderim për investitorët turq dhe tha se  bashkëpunimi ekonomik mes dy shteteve është shtysë për nxitjen e zhvillimit ekonomik për vendin tonë.

Sali  Berisha:Ndërmarrjet tona tradicionale kanë qenë të shkëlqyera, por vetëm pak vite më parë kur këtyre marrëdhënieve u mungonte një nga komponentët më të rëndësishëm të tyre, marrëdhëniet e fuqishme ekonomike. Në të gjitha takimet e mia bilaterale, marrëdhëniet ekonomike kanë qenë ndër më kryesoret në agjendën e bisedimeve. Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshjen e tregtisë dhe e zbatojnë atë. Në vitin 2007 shkëmbimet tregtare midis dy vendeve ishin dy herë më të larta se sa në vitin 2004. Eksportet e Shqipërisë në Turqi u rritën  me dy herë, importet nga Turqia me 1.6 herë.”

Fryma miqësore dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve u theksua edhe nga presidenti i dhomës së tregtisë te Stambollit dhe ambasadori turk në Tiranë, në këtë takim që i paraprin çeljes së panairit, i cili jo rastësisht mban Sloganin, “Kush nuk e di këtë miqësi!”/tvklan.al

Gazetare: Erjona Rafti